Policia e Shtetit, së fundmi ka publikuar emrat e 17 personave më të kërkuar të qytetit të Fierit.
Kjo lëvizje e policisë vjen menjëherë pas publikimit të “killerave” të Vlorës.
Ajo që bie në sy tek 17 të super këkruarit e Fierit është emri i një gruaje e cila është dënuar me 25 vite burgim.
Bëhet fjalë për Floresha Ndino, me vendlindje në Drizë të Fierit për të cilën rëndon akuza e “rrëmbim personi”. Sot ajo është 52-vjeç, dhe rezulton në çdo njoftim të policisë si një nga gratë më të kërkuara në vend.
Edhe në rastin e saj, policia nuk ka mundur që të sigurojë dot foto, pasi bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur shumë vite para.