Dy krerët më të lartë të vendit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, sot kanë sprovuar aftësitë e tyre në ligjerime para studentëve. Ata kanë lënë aktivitetet politike dhe e kanë testuar veten në fushën e dijes.
Derisa Haradinaj ka zgjedhur të ligjerojë para studentëve të fakultetit filozofik, i pari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ligjëruar para studentëve të një universiteti në Finlandë.