Gazetari spanjoll David Beriain ka paralajmëruar disa dokumentarë që do të zbulojnë sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin dhe në njërin prej tyre do të tregojë edhe për mafian shqiptare.
“Unë regjistrova për herë të parë “Clandestino” në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi, në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me datë 21 nëntor.