Ankand për 40 lokale afariste me qira në Prizren

Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët e interesuar që t’i paraqesin ofertat e tyre për marrjen në shfrytëzim të rreth 40 lokaleve afariste, që janë në pronësi të kësaj komune.

Në njoftim thuhet se Komisioni komunal për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim ka përcaktuar kushtet për pjesëmarrje, si dhe kriteret për përzgjedhjen e ofertuesve, shkruan sot Koha Ditore.

“Ofertat do t’i nënshtrohen kriterit të vlerësimit me poentim sipas: ofertës me çmimin më të lartë; krijimit të vendeve të punës; idesë që do të sjellë inovacione në lëmin e turizmit; menaxhimit të biznesit dhe të ofruarit punë për gjininë femërore; përvojës së mëhershme në menaxhim dhe zhvillim të biznesit të caktuar; planit të biznesit në të cilin do të përfshihen të gjitha aktivitetet, si dhe mundësisë së investimeve dhe zhvillimit të biznesit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme