Haradinaj premton transparencë për 1.2 milionë eurot për lobimin në Interpol

Fondet e një numri institucionesh ishin tkurrur nga qeveria për t’i mbledhur 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këto mjete, sipas një përgjigjeje nga Ministria e Punëve të Brendshme, ishin menaxhuar nga Zyra e Kryeministrit.

I pyetur nëse dihet se ku kanë përfunduar këto mjete, Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se do të jenë transparentë aty ku munden.

Derisa, Këshilltari i Haradinajt, Haki Shatri, i ka thënë Evropës së Lirë se ende delegacionet nuk janë kthyer nga Dubai dhe se procedura mbetet e hapur, pra, rrjedhimisht, ende nuk kanë një raport se për çfarë është shpenzuar.

E, përderisa një komision parlamentar tashmë është duke hetuar shpenzimet për lobim të Qeverisë e Presidencës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e sheh të udhës krijimin e një komisioni tjetër, derisa e ka quajtur të gabuar edhe qasjen e qeverisë.

Gjatë periudhës para punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, institucionet e shtetit nuk kanë bërë publike asnjë nga aktivitetet e tyre që lidheshin me lobimin për anëtarësim në Interpol, me gjithë interesimin e medieve.

Përndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, është në përfundim e sipër të punës, derisa pritet që muajin e ardhshëm të dorëzohet në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme