Mëngjesi i së shtunës ka gjetur kryeqytetin plot e përplot me mbeturina.
Një lexues i Koha.net ka dërguar disa fotografi në redaksinë tonë nga sheshi i Prishtinës, duke treguar se në çdo cep të saj ka plot mbeturina. Duke mos i zënë në kontejnerët e vendosur, gjysma e mbeturinave janë nëpër tokë.
Ngjashëm, ai ka thënë se është edhe në rrugën “Xhorxh Bushi”.