Policia flet për ardhjen e “Cecës”: Në Kosovë mund të hyjë kushdo që plotëson kriteret e hyrje-daljes në pikë kufitare

Ditën e sotme, këngëtarja serbe, ish gruaja e kriminelit serb Arkan do mbajë një koncert në Mitrovicën veriore, saktësisht në Ploce, në ora 12.

Kjo ka ngjallur reagime madje edhe nga disa krerë të shtetit, madje është bërë edhe thirrje që t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për t’i pyetur nëse kanë urdhër ndalese për këngëtaren serbe, Svetlana Raznatovic.

Ndërsa ata janë shprehur se në Kosovë mund të hyjë kushdo që plotëson kushtet dhe kriteret e hyrje-daljes në pike kufitare.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe zbaton vendimet e ligjshme që merren nga institucionet e Republikës së Kosovës. Në të kundërt në cilësi të qytetarëve mund të hyjë në Kosovë kushdo që plotëson kushtet dhe kriteret e hyrje-daljes nëpër pikat kufitare”, thuhet në përgjigjen Zyrën e Informimit për Media të Policisë së Kosovës për lajmi.net.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme nuk kanë folur në lidhje me ardhjen e këngëtares serbe në Mitrovicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme