Mbi 200 meshkuj viktima të dhunës në familje

Viktima të dhunës në familje nuk janë vetëm femrat, numri i të cilave është vazhdimisht në rritje dhe dhuna ndaj tyre shpesh është kthyer në tragjedi. As meshkujt kosovarë nuk po shpëtojnë lehtë kundrejt kësaj dukurie.


Rritja e rasteve të dhunës brenda familjes vlerësohet si shumë shqetësuese nga njohës të çështjeve të sigurisë dhe nga sociologë, të cilët përmendin edhe faktorët që po ndikojnë në shkatërrimin e familjes

Zyrtarë për medie në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti 225 meshkuj kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se vetëm brenda nëntë muajve të këtij viti janë shënuar mbi 1100 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar janë shënuar mbi 1200 raste të tilla, shkruan Zeri.

“Rastet ‘Dhunë në familje’ në periudhën nëntëmujore janë evidentuar 1129 raste. Në këto raste 901 viktima kanë qenë femra dhe 225 meshkuj, kurse vitin e kaluar kanë qenë 1271 raste, ku 958 viktima kanë qenë femra dhe 261 kanë qenë meshkuj”, ka bërë të ditur Krasniqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme