Thaçi thotë se ka mbështetjen e Tony Balir për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qëndrimi i tij në Britani të Madhe ka njoftuar se është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Balir.

Thaçi përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se Balir mbështet procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur një takim të rendësishëm në Londër me mikun tim Toni Blair. Kontributi i tij ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut për një marrëveshje përfundimtare përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë që çon në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e NATO, BE dhe OKB të Kosovës”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme