Ditën kur Kosova e formon ushtrinë, ish-komandanti i UÇK’së shkruan nga burgu

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, në një letër të dërguar nga burgu, ka uruar për themelimin e ushtrisë. Shprehet se është shumë i lumtur për kontributin e dhënë në transformimin e FSK-së në ushtri.


“Une jam i lumtur që bashkë me ju si Komandanti i Parë i FSK-së kam dhënë kontributin që Kosova ta kishte një FSK të përgatitur dhe që sot kjo forcë të marrë mandat të ri ushtarak”, shkruan Selimi, transmeton Express.

Letra e tij e plotë:

Ushtare, nenoficere dhe oficere te FSK-se,

Sot ne kete dite historike ju oroj per mandatin e ri ushtarak te FSK-se.Forca e Sigurise se Kosoves, apo thenë me drejte ushtria jone, eshte krijuar e mbajtur deri ne ditet e sotme ne saje te kontributit te punes suaj dhe te kontributit te parardhsve tuaj.Une jam i lumtur qe bashke me ju si Komandanti i Pare I FSK-se kam dhene kontributin qe Kosova ta kishte nje FSK te pergatitur dhe qe sot kjo force te marr mandat te ri ushtarak.

Me kete rast, dua qe ta shpreh edhe falenderimin e mirenjohjen per shume ushtarake, personalitete miq te nderuar qe na ndihmuan qe te arrijme deri ketu. Ne veqanti, dua te shpreh mirenjohjen per mbeshtetjen qe i dhane Kosoves, posaqerisht Komandantit te NATO-s Gjeneralit Klark me te cilin kam pasur rastin ta takoj, Komandantit te KFOR-it Xhekson me te cilin kemi bashkepunuar ngusht dhe gjithe komandanteve pasues te KFOR-it. Posaqeisht dua ta shpreh mirenjohjen time per Komandantin e Gardes Kombetare te Ajovas Gjeneralin Orr me te cilin e kemi nenshkruar Marrveshjen e Partneritetit ne mes FSK-se dhe Gardes Kombetare te Ajovas te ShBA-se, si dhe gjithe miqve qe na kane ndihmuar qe FSK-ja te zhvillohet dhe te arrij deri ketu ku eshte sot.

Dua ta vleresoje shume larte edhe bashkepunimin qe kemi pasur si FSK me KFOR-in, ne veqanti me SHBA, Britani e Madhe, Gjermani etj, ku pa mbeshtetjen dhe perkrahjen e tyre nuk do te mund te arrinim deri ketu, per cka populli I Kosoves do tu jete mirnjohes pergjithmone.

Dita kur Kosova po behet me FSK-ne si force ushtarake, perkon edhe me 20 vjetorin e renies deshmor te heroit Muje Krasniqi dhe 40 luftetareve qe rane me 14 Dhjetor 1998. Ngritja e forces sone ushtarake ne kete dite eshte nje simbolike me kuptim te larte historik.

Prandaj ne kete dite te rendesishme per Ushtrine tone, popullit te kosoves dhe gjithe ushtareve dhe oficereve te FSK-se, iu uroj kete dite shume te rendesishme.

Urime!

Sylejman Selimi, 14 Dhjetor 2018

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme