Haradinaj: Pak çaste na ndajnë nga votimi historik, ushtria jonë do jetë përherë aty ku mbrohet jeta

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar në Facebook se edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Periskopi. 

Ai ka shkruar se ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Mirëmëngjes miq,

Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!

RH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme