Deputetë opozitarë që sot iu bashkuan Qeverisë në dialog, sot tre vjet me gaz lotsjellës kundërshtonin atë

Tre vjet më parë, Qeverinë që udhëhiqej nga LDK-ja e PDK-ja me disa parti të vogla, partitë e atëhershme opozitare, Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma, patën vendosur ta kundërshtonin në çdo formë, e madje edhe me gaz lotsjellës, në rast se tentonte të votonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, por jo vetëm.

E si për ironi, tre vjet më pas, AAK-ja udhëheq me Qeverinë, ndërsa një pjesë e deputetëve atëherë të Vetëvendosjes, tashmë i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate dhe po akuzohen nga opozita, LDK e VV, se po ia zgjatin jetën Qeverisë Haradinaj.

Janë pikërisht deputetët e PSD-së që, të cilët si pjesë e VV-së 3 vjet më parë ishin ndër më të zëshmit kundër Qeverisë Mustafa, kanë iniciuar një projekt-rezolutë për dialogun me Serbinë e cila pak orë më parë edhe mori votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për miratim. Përmes saj, deputetë të PSD-së, bashkë me partitë në pushtet, AAK-në, PDK-në e Nismën, do të formojnë një ekip dialogues.

Në një video-storie të emisionit Interaktiv të KTV-së 3 vjet më parë, pikërisht më 15 dhjetor 2015, është një përmbledhje e veprimeve të deputetëve dhe ish-deputetëve të VV-së, të atyre të AAK-së e Nismës, kundër Qeverisë së atëhershme Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme