E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Janë lënë në burg nga gjykata e Krimeve të Rënda të 4 personat e arrestuar në Shkodër të shtunën për terrorizëm.
Pavarësisht se ata e kanë mohuar akuzën e Prokurorisë për rekrutim shtetasish për xhihadizëm, mjeku Bekim Protopapa, Ergys Fazlian, i cili akuzohet si kreu i grupit që rekrutonte xhihadistë , Xhezair Fishtin dhe Medat Hasanin do të qëndrojnë në burg derisa të mbyllen hetimet.
Teksa ka folur jashtë dyerve të Gjykatës pas vendimit, nëna e Protopapës, mjek me profesion ka hedhur poshtë akuzat.
“Pyesni fshatarët se sa i ndihmon, shkoni në Reç, natën u shkon atje kur kanë nevojë, fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë, ka mbaruar shkëlqyer shkollën e lartë dhe ka ikur nga Tirana në Rec ku nuk shkon askush dhe të ma marrin çunin këta… Ai është besimtar i devotshëm jo terrorist”,- ka thënë ajo.
Seanca e zhvilluar tek Krimet e Rënda ka mobilizuar policinë, e cila ka marrë masa të rrepta të sigurisë, ku ka kryer një kontroll me qen anti eksploziv tek automjetet e parkuara pranë Gjykatës për Krimet e Rënda sot.