Referendumi në Holandë – fillimi i ndarjes me BE-në?

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Një ndarje e re mund t’i ndodhë Bashkimit Europian dhe atë nga njëri prej shteteve themeluese të organizatës politike.

Në Holandë janë mbledhur dy të tretat e nënshkrimeve të nevojshme për një referendum, pasi në Holandë janë të pakënaqur me marrëveshjen e tregtisë së lirë, të lidhur ndërmjet BE-së dhe Kanadasë, njofton Klan Kosova.

Holandezët gjithashtu në muajin prill votuan në një referendum kundër marrëveshjes së BE-së me Ukrainën.

Këto probleme kanë bërë që të ketë shumë shqetësime për një “Nexit”, (Netherlands Exit), ose dalje të Holandës nga Unioni.

Holanda po ashtu ka pasur kërkesa që ta braktisë euron dhe të kthehet në paranë e vjetër Guldenin holandez.

Megjithatë Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se ende nuk mund të flitet për një vullnet të theksuar të popullit për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Megjithatë ka forca politike, si ato e ekstremistëve të djathtë të Geert Wilders, që avokojnë për një largim të mundshëm të Holandës nga BE, për shkak se janë kundër politikave të migrimit dhe frikësohen për islamizimin e Holandës dhe BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme