Qeveria ia paguan borxhet kompanive që i kishte angazhuar për lobim

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Qeveria e Kosovës ka aprovuar një kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’ia paguar borxhin “Patton –Bogs”, e angazhuar nga institucionet e Kosovës për lobim në vitin 2011 me një shumë prej 50 mijë dollarësh në vit.

 

“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndarjen e mjeteve financiare për shlyerjen e obligimeve ndaj kompanisë “Patton Boggs” sipas kontratës Shërbime Lobimi dhe Konsulence” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaci, në gusht të vitit të kaluar, kishte angazhuar Kompaninë “Patton Boggs”, për shërbime konsulence  me një çmim prej 50 mijë dollarësh në muaj.

Për këtë kompani, si këshilltar i jashtëm ka punuar diplomati amerikan Frank Ëisner, i cili në Kosovë njihet si njëri nga ndërmjetësuesit e bisedimeve për statusin e Kosovës.

Kjo kompani amerikane e avokatisë, “Patton Boggs”, I kishte kërkuar 1 milionë e 800 dollarë Qeverisë së Kosovës për t’i ofruar mbrojtje juridike në Gjykatën e Arbitrazhit në Ëashington – pas padisë së  “ACP Axos Capital Gmbh”,- kompani gjermane që ishte shpallur fituese në procesin e shtijes së 75 përqind të aksioneve në Vala e Telekom./GazetaExpress/