E hënë, 07 Nentor 2016 – Sakte.net /
Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është emëruar Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është emëruar ministër i kësaj ministrie, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër nga kampi i LDK-së ende nuk ka shenja për riformatimin e Qeverisë, të cilin PDK po e kërkon.
Në orët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja se kush do të shkojë nga Kabineti i deritashëm dhe kush do t’i zëvendësojë Ministrat e tashëm. Nëse Qeveria e Kosovës e cila njihet si më e madhja në Europë do të ketë edhe shkurtesa, mbetet të shihet. Sakte.net do t’ju mbajë të informuar.