Izraeli ‘jo’ Konferencës së Mesdheut për Paqe

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Izraeli e ka refuzuar sot edhe formalisht ftesën e Francës për të marrë pjesë në Konferencën e Mesdheut për Paqe në Paris, në fund të këtij viti, duke thënë se kjo do të ishte shpërqendrim nga synimi për negociata të drejtpërdrejta me palestinezët.

 

Gjatë një takimi në Jerusalem me këshilltarin në detyrë të Izraelit për siguri kombëtare dhe këshilltarin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i dërguari francez, Pierre Vimot, u informua se Izraeli nuk dëshiron të ketë punë me përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve që u prishen në dhjetor të vitit 2014, transmeton Express.

Zyra e kryeministrit izraelit ka thënë në një komunikatë: “Ata i treguan të dërguarit francez në mënyrë shumë të qartë se qëndrimi i Izraelit për të promovuar paqe dhe për të arritur një marrëveshje do të bëhet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.”/Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme