Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Graçanicë.
Aksidenti ka ndodhur në mes një furgoni i cili po transportonte nxënës dhe një veture të policisë, raporton lajmi.net.
Sipas policisë në këtë aksident janë lënduar 21 persona.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar aksidentin për lajmi.net.
“Rreth orës 06:30 në Graçanicë ka ndodhë një aksident trafiku, mes një automjeti zyrtar të Policisë dhe një furgoni (që po transportonte nxënës). Deri tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.