Ambasadorët e Quintit në takimin për dialog

Sot me fillim nga ora 10:00 kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në takimin e radhës koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të ftuar janë; Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.

Për dallim nga takimi i djeshëm, sot të ftuar janë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, për të mësuar nëse do ta marrin pjesë në takim, por nuk ka marrë përgjigje.

Dy partitë opozitare kanë bojkotuar takimin e djeshëm, si dhe punën e Kuvendit kur ka qenë fjala për të votuar politikat e pushtetit, siç ishte rasti me buxhetin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme