Ramaj rrëfen gjithë atë që i ndodhi nga seanca në mbajtje për gjashtë orë në Stacion policor

Gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj ka rrëfyer se çka i ka ndodhur në seancën gjyqësore në rastin e njohur si “Syri i Popullit” kur si dëshmitar ishte presidenti Hashim Thaçi si dhe pse e mbajtën për gjashtë orë në Stacionin Policor.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar:

Pas rreth gjashtë orëve ndalim nga Policia e Kosovës para disa minutash me liruan. Arsyeja e ndalesës ishte preteksti që e kam incizuar jashtëligjshëm deklaratën e presidentit Hashim Thaçi në seancën gjyqësore “Syri i Popullit”.

Fillimisht pas njoftimit të gjyqtares se nuk mund të incizohet seanca, në prani të të gjithëve i kam kërkuar asaj që të na tregoi aktvendimin me shkrim pasi që Kodi i Procedurës Penale kërkon që të ndalohet incizimi vetëm kur gjykata merr aktvendim me shkrim për një gjë të tillë duke u bazuar në katër rrethana që i parasheh KPP-ja.

Kam vlerësuar se as ka aktvendim me shkrim e as rrethanat nuk janë plotësuar, por gjyqtarja ka deklaruar se ne megjithatë mund të përdorim deklaratat e presidentit në tekste. Unë nuk mund ta citoj dikë pa pasur prova se e kam cituar korrekt. Për atë e kam incizuar zërin e presidentit me qëllim që krejt atë çka e thotë ai në gjykatë ta pasqyroj në gazetë. Nëse eventualisht presidenti do të kontestonte se nuk e kam cituar drejtë barra e provës do të më binte mua si gazetare.

Për këtë “vepër të rëndë penale” zyrtarë të Policisë se Kosovës me kanë mbajtur për rreth gjashtë orë në stacion. Unë NUK e mohoj se kam incizuar seancën, për shkak që e kam bërë dhe jam e gatshme të japi llogari për këtë çështje. Por paradoksi I kësaj dite të gjatë ishte “grabitja”e telefonit, pa konsultim me prokurorin, e as gjykatën disa policë që me vonë e kuptova që ishin zyrtarë policor të mbrojtës se afërt të presidentit Thaçi e kanë marr telefonin tim dhe për atë nuk kanë pasur asnjë informatë askush as nga Policia, as Prokuroria as Gjykata.

Në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale telefoni me është mbajtur për disa orë nga mbrojtja e afërt e Z.Thaçi. Kur rasti është proceduar në stacionin numër 4, fillimisht kam refuzuar të deklarohem para hetuesit me arsyetimin se jam në hulumtim e sipër për një rast ku është I përfshirë ky zyrtar policor dhe se ky zyrtar ka qenë I përfshirë në mosprocedimin e rastit të djalit të shefit të AKI-së, autore e të cilit tekst jam unë.

Rreth orës 21 në polici e kanë evidentuar që megjithatë para ndalesës nga policia në ata pak sekonda distancë prej sallës se gjykimit në sallën e policisë përderisa “voice recorder” ka qenë duke incizuar të njëjtin nuk e kam ruajtur. Pas kësaj telefoni me është kthyer dhe jam liruar pas gjashtë orëve të dalë jashtë.

“Lufta” ime sot nuk ka qenë për të mohuar se kam incizuar sepse një gjë të tillë e kam breë duke besuar se presidenti nuk guxon të amnistohet. Por beteja ime ka qenë për të mbrojtur burimet e mija, informatorët, zyrtaret publik me të cilët çdo ditë komunikoj për punë. Kam qenë në panik vetëm për këtë arsye sepse unë bisedoj me shumë njerëz, e kam pasur dhe e kam borxh të ua mbroj identitetin edhe nëse unë vetë mund të përfundoj në burg.

Ende jam e trumatizuar me dramën e sotme, ditëve në vijim krejt këto që i thash besoj që do të procedohen ndryshe.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin, sidomos drejtoreshën Flaka Surroi dhe avokatin Arianit Koci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme