Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka dëshirë që babadimri t’ia sjellë një karrige, por ajo është në OKB.
Haradinaj ka postuar një video, ku së bashku me bashkëshorten e vet, Aniten ka përgatitur dhurata të cilat më pas i kanë shpërndarë një njërën nga çerdhet në kryeqytet.
Haradinaj aty pati edhe pyetje nga fëmijët. Ata përveç që e kanë pyetur çka dëshiron t’i sjellë babadimri, e pyeten pse nuk qesh më shumë, ndërsa, Haradinaj iu përgjigj se lodhet gjatë ditës dhe harron të qeshë nganjëherë.
“Sfidat vetëm na forcojnë. E kemi gjet vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik të rritet çmimi dhe mos me pas energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës. Edhe sot jemi të sfiduar në energji por jemi këtu dhe jemi të fort. E kemi gjet vendin pa përmbyllur infrastrukturën e sigurisë, pa ushtrinë e vet, e kemi ushtrinë. Ka edhe diçka, sot në tavolinat tona kemi shumë më shumë prodhime vendore. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të dorëzohemi para sfidave. 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të punës”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.
©