Ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli ka folur pas takimit të ekipit negociator me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se në takim u tregua angazhimi i Kosovës ndaj procesit të dialogut, raporton lajmi.net.
Siç tha Pacolli, marrëveshja duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE-, NATO dhe OKB.
Ky është postimi i Pacollit në Twitter:
Bashkë me udhëheqësin e Grupit të Dialogut, Limaj dhe anëtarët e tjerë patëm një takim me Federica Mogherinin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Treguam angazhimin e Kosovës ndaj këtij procesi që duhet të çojë në njohjen reciproke dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. /Lajmi.net/
Behgjet Pacolli ✔@pacollibehgjet
W/Chair of the Dialogue Team DPM Limaj and other members we had a meeting with @eu_eeas @FedericaMog on the dialogue for the normalization of rel btw Kosovo & Serbia. Showed Kosovo’s commitment to that process that should lead to mutual recognition & EU, NATO, & UN membership.