Avokati i Selimit: Ai nuk u ftua asnjëherë të intervistohet në Hagë

Raportimet se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është ftuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë, sipas avokatit, Tomë Gashi janë të pa sakta, raporton Gazeta Blic.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk është e vërtetë që Sylejman Selimi është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për t’u intervistuar në Hagë.

Sipas tij, të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë janë duke u udhëhequr nga ai dhe avokatët amerikan.

“Gjeneral Sylejman Selimi,ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage. Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan. Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne ÇKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018. Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet” ka shkruar Gashi.

Ndryshe, ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës sshts i shtruar ns Spital tashms e disa ditv psr shkak ts gjendjes ss tij jo ts mirs shsndetssore./Gazeta Blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme