Kur herën e fundit që ishte në Kosovë kërkoi heqjen e taksës për mallrat e Serbisë.
Shija e hidhur e vizitës së nëntorit të kaluar, ka bërë që komisionari për zgjerim në BE-së, Johannes Hahn të hezitojë për të ardhur sërish në Prishtinë.
Një burim diplomatik nga Brukseli, i ka konfirmuar Klan Kosovës, se austriaku, është shprehur skeptik se mund ta bind Kosovën ta largojë taksën prej 100%.
Pavarësisht kësaj, BE-ja planifikon të mos rresht së dërguari në Prishtinë emisarë për këtë çështje.
Mësohet që së shpejti në Prishtinë mund të zbarkojë Angelina Eichhorst drejtore e Shërbimit për Punë të Jashtme në zyrën e Federica Mogherinit.
Këto të dyjat ishin, të martën, pjesë e takimit me ekipin e Kosovës, të prirë nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.