E martë, 08 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ndjekjet me shpejtësi të lartë të veturave nga policia jo rrallëherë kanë shkaktuar viktima të pafajshme, vetëm në SHBA qindra njerëz vdesin si e pasojë aksidenteve të shkaktuara nga ndjekjet në shpejtësi të lartë.
Për këtë arsye, kompania “Stock Enterprises” pas shumë studimeve të bëra ka krijuar pajisjen e quajtur “Grappler Police Bumper”, e cila është një rrjetë e cila vendoset përballë veturës së policisë dhe arrin të bllokojë rrotat e veturës së arratisur, transmeton Express. Pas testimeve të bëra është parë se kjo pajisje mund t’i japë fund ndjekjeve me pasoja minimale për njerëzit dhe ambientin përreth.