Vetingu: Kryegjyqtari i Shkodrës jep dorëheqjen para se të shkarkohej nga KPK

Dy orë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mblidhej për marrjen e vendimit ndaj kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi në kuadër të vetingut, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen.

Ai nuk kalonte asnjë prej tre shtyllave bazë të vetingut si për pasurinë, aftësitë profesionale dhe kriterin moral. Megjithatë, dorëheqja e Zefit nuk e ka penguar KPK-në të mblidhej të vendoste shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës.

Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës Ardian Visha. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit duhet të paraqitet pranë këshillit përkatës dhe jep efektet në fund të muajit. KPK gjeti shkelje sa i takon pasurisë së gjyqtarit Arben Zefi si dhe dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit prej tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin që ka në pronësi, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve. Trupa e KPK-së lexoi raportin e ILDKP-së, ku thuhet se Arben Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin 132.8 m2 në Shkodër, të cilin e ka blerë 4.3 milionë lekë. Më tej, në raport cilësohet se Zefi nuk ka pasur burime të ligjshme për të bërë blerjen në fjalë. Në të njëjtën vazhdë, Arben Zefi duket se nuk ka deklaruar as të ardhurat e blerjes së automjeteve “Mercedez” dhe “Volksvagen”, që rezultojnë në formularin e deklarimit të vitit 2009 e që njëra prej tyre gjendet në emër të bashkëshortes.

Sipas ILDKPI-së, kryetari i Gjykatës së Shkodrës nuk ka deklaruar as 50 milionë euro të marra kredi dhe s’ka deklaruar as shumën prej 300 mijë lekësh te llogaria që ka në një bankë të nivelit të dytë. Kësaj shume i shtohet edhe mosdeklarimi i marrjes së 100 mijë eurove nga personi me inicialet R.D..

Në seancë u tha se ai ka qenë në konflikt interesi, pasi ka shqyrtuar një padi të shoqërisë SMO teksa ishte në marrëdhënie kontraktore me të.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

Pohimet dhe të dhënat e KPK-së janë mbështetur edhe nga DSIK-u, i cili shprehet se Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme, duke vënë kështu në pikëpyetje jo vetëm pastërtinë e figurës, por edhe atë të pasurisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme