Një vajzë 10 vjeç vari veten pasi la një shënim prekës. Letra e saj është bërë virale në rrjet dhe ka bërë që të lotojnë miliona njerëz.
Policët në Meksikë kanë nisur hetimet për vdekjen e Evelyn Nicole N., e cila vrau veten në Ditën e Tre Mbretërve, një festë fetare e njohur në botën e spanjishtfolësve.
Një letër e gjetur pranë trupit të vajzës tregonte se vogëlushja besonte se ajo ishte arsyeja se përse babai ishte larguar nga shtëpia.
“Të dashur Tre Mbretër, dua vetëm t’u kërkoj që mamaja ime të jetë njeriu më i lumtur në botë pasi të mos jem më më këtu”.
“Kam qenë vetëm vuajtje dhe shkatërrim për të që kur linda. Unë isha arsyeja përse babai braktisi shtëpinë”.
“Dua të kërkoj që mamaja të jetë e qetë, të mos punojë shumë. Dhurata më e mirë që kërkoj për të, është lumturia e saj”.
“Shpresoj që një ditë të më kujtoni mua dhe në qiell, më në fund, të më përqafoni. Mendoj se dhurata më e mirë për Tre Mbretërit është që të vras veten”.
“Gjithmonë më ke thënë që do të dëshiroje që të mos kisha lindur kurrë. Të dua shumë mami, e di që Tre Mbretërit nuk ekzistojnë, por po të jap këtë dhuratë të madhe”.