Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ka firmosur dhe e ka dërguar në Gazetën Zyrtare Ligjin për gjuhën shqipe.
Lajmin për dërgimin e Ligjit në gazetën zyrtare e ka bërë të ditur vet Xhaferi, i cili në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar shkurt: “Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën zyrtare!”
Ligji për shqipen bashkë me Marrëveshjen e Prespës, ashtu siç kishte premtuar Xhaferi, nuk ka pritur nënshkrimin e presidentit Gjorgje Ivanov, i cili herën e parë kishte refuzuar ta nënshkruaj ligjin me pretendimin se shkel Kushtetutën e vendit.