Haradinaj e pranon se SHBA’të i kanë bërë refuzimin e vizës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas pranimit se ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një letër për pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë, ai ka pranuar edhe në mënyrë indirekte se nuk do të shkojë në Amerikë shkaku i taksës, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se ai ka dëshirë që të shkojë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA, mirëpo shkaku i taksës ati po i pamundësohet një gjë e tillë, kjo pasi Ambasada amerikane i ka refuzuar atij vizën.

Në mënyrë indirekte Haradinaj ka pranuar se shkaku i klimës së taksës nuk do të shkojë këtë herë në Amerikë, ai thotë se duhet të pres dhe të shkojë ndonjëherë tjetër.

“Qef kom pas edhe kom me shku, i vendosur nuk kam qenë a me shku, por duket se me këtë klimën e taksës po më doket se nuk shkojë kësi rendi, duhet me pritë me shku ma vonë”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndaj Haradinajt dhe kabinetit të tij të Qeverisë janë shumë serioze, një burim nga Departamenti i Shtetit konfirmoi se Haradinaj nuk ka marrë një vizë për shkak të taksave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme