Ambasadori O’Conell: Drejtësi për viktimat e Reçakut, paqja në Ballkan varet nga kjo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në 20 vjetorin e saj, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori O’Conell ka thënë se sot është bashkë më popullin e Kosovës, për të kujtuar viktimat e Reçakut, dhe të gjithë të tjerët që janë vrarë në 30 vitet e fundit.

”Sot i bashkohem popullit të Kosovës për të përkujtuar viktimat e Reçakut, dhe të gjitha viktimat e 30 vjetëve të fundit. Paqja në Ballkan varet në drejtësinë për ta dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se 20 vite më parë, në fshatin Reçak të Shtimës, hynë forcat policore dhe ushtarake serbe ku masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ndryshe, në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, sot në Kompleksin Përkujtimor në Reçak janë bërë homazhe, derisa është mbajtur edhe një Akademi Përkujtimore në ‘’Shtëpinë e Kulturës’’ në Shtime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme