BrexShit

Nga Nikolaus Blome, Bild

Kur falimenton një vend politikisht? Përgjigjia: Kur nuk kuptohet se kush po qeverisë.

Kështu po ndodh me Britaninë e Madhe, atdheun e demokracisë. Dikur njihej edhe si ishulli i arsyes.

Tashmë ka mbaruar. Që nga mbrëmja e djeshme është e qartë: politikanët britanikë, në opozitë apo në qeveri, nuk dinë si ta trajtojnë vendimin historik për daljen nga Bashkimi Europian, pa u rrënuar vetë.

Largimi nga BE ishte vullneti demokratik i një shumice të ngushtë britanikësh. Nëse kjo shumicë u josh nga politikanët apo demagogët- sot për fat të keq nuk ka shumë rëndësi. Vendimi ëshë marrë. Dhe politika britanike është shkatërruar.

Me një vetëbesim të tepruar, konservatorët britanikë këmbëngulnin tek një plan: Ne britanikët do jemi anëtarë të klubit të suksesshëm ekonomik të BE-së, por pjesa tjetër e statutit nuk zbatohet për ne pasi nuk na shkon për shtat.

Gjatë negociatave me një BE shumë të vendosur, që nga Gjermania e deri në Hungari, kryeministrja britanike u detyrua që të largohej nga shumë prej pozicioneve të saj.

Nuk ka marrëveshje. Nuk ka plan për nesër. Nuk ka shumicë për asgjë.

48 përqind e britanikëve, që nuk e duan Brexit-in, nuk kanë asnjë zë politik që i dëgjon në parlament ose mes partive. Prandaj zgjedhjet e reja nuk zgjidhin gjë.

Në parlament, kryeministrja Theresa May humbi votimin e rëndësishëm- por kjo nuk do të thotë se ajo do të largohet nga detyra nga e njëjta shumicë e madhe. Prandaj sot ajo është në Londër si një e vdekur e pakallur e politikës.

Është e trishtueshme që të shohësh se si e ardhmja e Britanisë krenare është rrënuar. Britanikët donin të dilnin nga BE për të nisur gjërat nga fillimi. Por nuk dihet nëse ishin të vetëdijshëm për çmimin që do paguanin. Gjithsesi qeveria e tyre nuk donte të paguante çmimin dhe tani po deklaron falimentimin.

Sigurisht ora mund të ndalet dhe negociatat të fillojnë sërish. Por për çfarë shërben kjo kur njëra palë nuk mund të vendosë se çfarë dëshiron vërtet? Për çfarë shërben kjo kur politikanët britanikë kanë harruar artin e kompromisit dhe të alternativës së qartë: Brenda apo jashtë.

Fajin e keni vetë. A gëzohemi nga fatkeqësia juaj? Jo. Sepse dënimin e paguan e gjithë Europa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme