Milaim Zeka: Urgjentisht të ndahen 50 milionë euro për mbështetje financiare ndaj të akuzuarve të Speciales

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka kritikuar kolegët e tij të cilët kanë kundështuar propozimin për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare ndaj personave që akuzohen nga Gjykata Speciale.

Në një lidhje direkte nga Haga, Zeka për Info Magazine ka thënë se ata të cilët nuk e duan këtë propozum nuk i gëzohen lirisë së vendit.

”Ata njerëz që kanë kundërshtuar propozimin që shteti duhet të kujdeset për të gjithë të akuzuar që do të jenë në shënjestrën e Gjykatës Speciale, mund ta them me përgjegjësi të plotë se nuk i gëzohen lirisë së Kosovës”.

”Edhe Kroacia edhe Bosnja, i ka përkrah njerëzit e vet të luftrave. Po të mos ishin këta njerëz as s’do të kishim buxhet, as televizione e radio në gjuhën shqipe e as aeroporte ku vijnë djemtë dhe vajzat tona”.

”Në çdo vend të botës në të tilla raste, avokatin e paguan shteti nëse nuk ka mundësi personi në fjalë”.

”Urgjentisht duhet të ndahen 50 milionë euro buxhet për këtë çështje kaq të ndjeshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme