Paralajmërimi i ambasadores turke në Kosovë për ata që janë kundër Erdoganit (Video)

Ndjehemi të shokuar kur dëgjojmë deklarime nga opinionistë të ndryshëm në Kosovë që flasin për instalimin e një diktature në Turqi, ka deklaruar ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç në një intervistë dhënë për televizionin publik në Kosovë, transmeton portali Sakte.net
Ajo është shprehur se përfaqëson shtetin e Turqisë dhe se çdokush që ka ndonjë pyetje lidhur me Turqinë, mund t’i drejtohet asaj.

Ambasadorja në këtë intervistë sërish ka veçuar marrëdhëniet midis shtetit të Kosovës dhe Turqisë duke i cilësuar si vëllazërore. Ajo ka kërkuar që mos të shkruhen tekste paragjykuese ose të bazuar vetëm në informata të njëanshme lidhur me situatën në shtetin turk.

E pyetur nëse komentet dhe deklarimet e disa opinionistëve do të kenë ndikim në marrëdhëniet ndërshtetërore, znj. Kiliç ka deklaruar se duhet të ketë komunikim nëse nuk duam ndikimin negativ në marrëdhëniet ndërshteërore
“Shpresojë që jo. Por do ta përsëris edhe një herë që nëse ka ndonjë pyetje, ejani dhe më pyesni nëse nuk dëshironi ndonjë ndikim negativ në marrëdhëniet tona. Ok?”, është shprehur ajo.

Sipas saj, demokracia mbi të gjitha nënkupton informatën e saktë për qytetarët dhe mediat duhet të japin informacione pa paragjykime dhe pa anime./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme