Në kujtim dhe nderim të legjendës së boksit, kampionit Muhammed Ali, aeroporti ndërkombëtarë në Louisville në Kontaki të SHBA-së, zyrtarisht merr emrin “Muhamed Ali”, raporton Kosova Post.
Kjo u b ë e ditur nga Qendra “Muhamed Ali”, në Twiter.
Me rastin zyrtarizimit të emrit të aeroportit “Muhamed Ali”, kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, është shprehur se Muhammed Ali kishte vetëm një qytet të lindjes dhe “për fat të mirë ky ishte Louisville”.
“Ali është një nga njerëzit më të njohur që ka shëtitur botën dhe trashëgimia e tij sportive dhe humanitare është inspirim për miliarda njerëz”, ka thënë Fischer.
Ndryshe, Ish-kampioni i trefishtë botëror në kategorinë e rëndë Muhammed Ali ndërroi jetë në 6 qershor të vitit 2016 pas një lufte disa vjeçare me sëmundjen e parkinsonit.