“Ky do të jetë fjalimi më i shkurtër në jetën time… detyrat e mia si Ministër i Jashtëm ja delegoj zv.Ministrit të Jashtëm Genti Cakaj.”
Këto ishin fjalët e pakta të Ramës këtë të mërkurë në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Kryeministri kësisoj ka dhënë njëfarë “dorëheqje” nga detyra për të cilën është betuar ditën e djeshme në Preisdencë, për t’ja dhënë kompetencat zv.Ministrit Genti Cakaj, pikërisht personit i cili u refuzua nga Ilir Meta për t’u bërë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.