Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit dhe Kryeministrit se liberalizimi i vizave mund të ndodh në qershor të këtij viti. Deputeti i Kosovës në reagimin e tij ka thënë se dy liderët e shtetit nuk e dinë datën e saktë se kur do të hiqen vizat
Tahiri në reagimin e tij ka thanë se për vizat vendos Brukseli dhe jo Prishtina. Ai ka vazhduar duke vënë në pikëpyetje durimin e qytetarëve që kanë “duruar kaq gjatë me premtime boshe”, shkruan Sakte.net
Lexoni reagimin e plotë të tij:
O nuk ka liberalizim se nuk jem na këtu në Bruxel, po në Prishtinë. Ata atje vendosin.
Megjithëse e kam mik të mirë, Kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk pajtohem me ate se si po i jep afate se kur ndodh liberalizimi vizave!!!
Po ashtu edhe Presidenti Thaqi paska thënë se në qershor ndodh Liberalizimi! E që nuk është ka i vje era Liberalizim, apo ndoshta kemi me dhënë akoma ndonjë gjë të madhe për liberalizim! Nuk i dihet!
O qytetarë të vendit, nuk ka liberalizim të vizave fare, se nuk vendos as Presidenti Thaqi dhe as Ramushi, por vendosin ata Zotritë atje që erdhen dhe thanë votone Demarkacionin se ne kētë vit ndodh liberalizimi, e ata veq na i këputen shpresat, duke na thanë që mund të mos ndodh as në 2022 liberalizimi vizave!
Ky është realiteti, ju mund të vazhdoni e të më shani, por sigurisht tani jam në ndjenjen e juaj si qytetarë veq me shikua seri se si keni prit e durua kaq gjatë me premtimeeeeee Boshe.
Po çfarë vizash te ….. more harrone!
Kqyr rrasni rininë në punë qetu pari se ma shpresë nuk ka kush për kêtë vend!
Hajt diten e mirë.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë!