Thaçi ‘thumbon’ Haradinajn për taksën

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka thumbuar me një fjali të shkurtër për taksën kryeministrin Ramush Haradinaj. I pari i ekzekutivit ditëve të fundit teksa është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë, ka deklaruar se “bora do të shkrihet dikur ”.

Por sot Thaçi i është kundërpërgjigjur atij në të njëjtën mënyrë.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Taksa 100 për qind për produktet e Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës është vendosur nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj teksa ka qenë presidenti Thaçi ai i cili ka kërkuar largimin e kësaj takse. Largimin e taksës e kanë kërkuar edhe zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe së fundmi një ultimatum për heqjen e taksës ka ardhur edhe nga Amerika. /

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme