Një tentim vjedhje në një bankë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, përkatësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Policia e Kosovës njofton se pas aktivizimit të alarmit në një bankë, kanë reaguar menjëherë njësitet policore dhe në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se dera e hyrjes në bankë është e hapur me forcë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 4:00 të mëngjesit.
“Është kontaktuar menaxheri i bankës, i cili ka deklaruar se përveç dëmit, nuk është vjedhur asgjë nga banka”, njofton Policia.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë në tentativë.