Limajn e Ahmetin nesër në Bruksel s’i pret Mogherini, por një këshilltare e saj

Edhe një takim tjetër ka mbajtur Ekipi shtetëror për dialogun në përpjekje për ta hartuar platformën për këtë proces.

Anëtarët e këtij ekipi, kanë thënë se platforma, e cila synon njohjen nga Serbia, do të procedohet në Kuvend më 31 janar, raporton KTV.

Ndërkaq, bashkëkryesuesit e këtij ekipi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të martën do të takohen në Bruksel, me njërën nga këshilltaret e ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Shefi i deputetëve të AAK-së, është shprehur i bindur se kjo platformë do të marrë mbështetje në Kuvend.

Por, vazhdimi i dialogut është kushtëzuar nga Serbia me heqjen e taksës. Pezullimin e saj e ka kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Për këtë, zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se duhet dëgjuar këshilla amerikane.

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, kanë thënë se nuk do ta përkrahin platformën për dialogun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme