Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm që menjëherë t’i heqë taksat ndaj prodhimeve të Serbisë nëse SHBA dhe Bashkimi Evropian organizojnë një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse.
Gjuriq ka thënë për televizioni serb RTS se ai i cili vendosë kushte ai nuk është për kompromis, duke vazhduar me theksimin e kushtit të Serbisë për vazhdimin e dialogut.
“Taksat të cilat janë “kundër civilizuese dhe të padrejta”, duhet të hiqen menjëherë nëse dëshirojnë që bisedimet të vazhdojnë dhe nëse dëshirojnë të vijmë deri te një zgjidhje konstruktive, mirëpo. “frikohem se” ata nuk e dëshirojnë këtë”, ka thënë Gjuriq.
Siç ka thënë, tani po del se sa e vështirë është rruga e jonë kur bëhet fjalë për arritjen e çfarëdo zgjidhjeje.
“Të gjithë ata të cilët mendojnë se mund ta detyrojnë me presion Serbinë të bëjë koncesione dhe të heqë dorë nga kushtet të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të saja kombëtare ka iluzione serioze”, ka thënë Gjuriq.