Tre ditë pasi përdhunoi dhe hodhi në det studenten greke 21-vjeçare Eleni Topaludhi, shqiptari Aleksandër Luca është përfshirë në një tjetër akt tronditës.
Sikurse raportojnë mediat greke, i riu që aktualisht ndodhet në qeli si një nga dy të arrestuarit për vrasjen e studentes, dyshohet i përfshirë edhe në abuzimin seksual të një vajze tjetër me aftësi të kufizuara.
Aleksandër Luca së bashku me një 23-vjeçar rom dyshohet se kanë abuzuar me 19-vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe tashmë janë të dy të arrestuar.
Shqiptari mohon që të ketë abuzuar seksualisht me vajzën dhe shton se gjithçka është sajesë e 23-vjeçarit rom, i cili po përpiqet të fajësojë atë.
Dëshmia e tij bie desh me atë të romit të akuzuar edhe vajzës me aftësi të kufizuara.
Media greke “Star” ka publikuar dëshminë e një tjetër romi, që sipas hetuesve ka qenë prezent gjatë përdhunimit.
Ai ka deklaruar:
Hoqi pantallonat e tij dhe çuan në rërë. Vazhdoi të më thoshte të largohesha. Ai e goditi me disa shpulla në fytyrë, e kapi nga flokët dhe e detyroi atë të… Ajo u mundua të rezistonte me duart e saj, por…”
Avokatja e vajzës, Maria Krikopoulou, ka deklaruar:
Abuzimi është bërë në dy faza. Herën e parë, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ndaluan, sepse i ndërprenë. Më pas, e morën dhe e futën në makinë, e më pas shkuan në një vend të largët”.
Krikopoulou tha se vajza shkonte në të njëjtën shkollë me vëllain e djalit rom që abuzoi me të, ndërsa të rinjtë i njihte pasi mblidheshin zakonisht nëpër sheshe ku dëgjonin muzikë.
Ajo ka shtuar se e reja nuk mund të reagonte pasi ndaj saj u ushtrua dhunë dhe nuk mund të bënte rezistencë.
Dy ekspertë kibernetikë janë përpjekur të hapin edhe laptopin e dy të akuzuarve për vrasjen e studentes greke, megjithatë nuk ia kanë arritur.
Manolis Sfakianakis, ekspert i nivelit të lartë për sigurinë kibernetike tha:
“Nuk mund të hapet një kompjuter portativ nëse është i koduar. Askush në botë nuk mund ta hapë atë nëse është bërë kriptimi i nivelit të lartë.”