Rreth 22 mijë shërbyes civilë, sot do të hyn në grevë një orëshe, kështu ka bërë të ditur Sindikata e Shërbyesve Civilë duke treguar se nuk do të heqin dorë nga greva deri në realizimin e kërkesave të tyre, transmeton Gazeta Metro.
Një grevë e re do të fillojë nga sot në Kosovë, pas mjekëve dhe mësuesve, pakënaqësinë e tyre për paga përmes grevës do ta shprehin edhe rreth 22 mijë shërbyesë civilë në tërë vendin.
Ata po kërkojnë nivelizimin e pagave, pasi që siç thonë kanë mbetur prapa krahasuar me sektorët e tjerë, derisa thonë se një gjë e tillë iu është premtuar disa herë nga Qeveria gojarisht.
Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi ka thënë se që nga sot do të fillojë greva duke vazhduar kështu deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Zymberi ka thënë se vetë Qeveria ua kishte premtuar rritjen e pagave për 20 për qind gojarisht, derisa tash kur po ua kërkojnë ofertën me shkrim, ekzekutivi po hesht.
“Ne e kemi pa si datë të mundshme për grevë ditën e martë, pra nëse Qeveria nuk reflekton do të fillojmë grevën të martën. Ne jemi takuar në tri katër raste dhe Qeveria e ka dhënë premtimin veq me gojë, pra ofertën me shkrim nuk e ka dhënë. Na kanë premtuar që rritja e pagave do të jetë si në arsim, pra 20 për qind”, ka thënë Zymberi.
I pari i Sindikatës së Shërbyesve Civil thotë se ata po kërkojnë nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, pasi që kanë mbetur prapa. Fajin për këtë ia lënë edhe Presidentit Thaçi.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë të reflektojë sa më shpejtë, sepse grevën më nuk do të mund ta kontrollojë as sindikata.
Kësaj greve do t’i bashkohen edhe punonjësit e administratës publike