Kolinda Grabar Kitarovic paralajmëron bllokadë për anëtarësimin e Serbisë në BE

Kroacia ka paralajmëruar se do ta kushtëzojë integrimin e Serbisë në BE me zgjidhje të një numri të kontesteve të cilat janë në mes këtyre dy vendeve.

Marrëdhëniet në mes Zagrebit dhe Beogradit janë larg shkrirjes, duke marrë parasysh deklaratën e presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitanoviq, e cila ka paralajmëruar se para zgjidhjes së kontesteve bilaterale, nuk do ta lejojë anëtarësimin e Serbisë në BE.

Grabar Kitanoviq ka thënë se, në kuadër të procesit negociues të BE dhe Serbisë, Zagrebi do ta kushtëzojë përparimin e Serbisë me arritjen e marrëveshjeve në lidhje me çështjet e hapura në mes të dy shteteve të cilat kanë të bëjnë me kufij, pakica, fatin e të pagjeturve, suksesionit dhe juridiksionit. Ajo ka theksuar se këto tema gjithqysh do të hapen në kuadër të kapitujt të negociatave 23 dhe 24 (drejtësia dhe sundimi i ligjit), si dhe që këto fusha do të mbesin shumë gjatë të hapura, dhe se Serbisë i nevojiten vite për t’i plotësuar këto kushte.

Një prej kontesteve më të mëdha të Kroacisë dhe Serbisë ka të bëjë me përcaktimin përfundimtar të kufirit, dhe kontestuese janë 11.000 hektarë tokë buzë Danubit. Kroacia gjithashtu kërkon nga Serbia të sigurojë vende të garantuara në parlament për përfaqësuesit e pakicës kroate. Papajtueshmëritë ekzistojnë edhe në lidhje me ndarjen e pasurisë së ish RSFJ, si dhe për zbardhjen përfundimtare të fatit të zhdukurve në luftë. Një prej problemeve të mëdha të cilat Kroacia shpesh i ngritë është çështja e juridiksionit universal, gjegjësisht ajo që Zagrebi ia konteston të drejtën Beogradit të gjykojë për krime lufte të kryera në gjithë territorin e ish shtetit të përbashkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme