Kuvendi i Kosovës po mban seancën e parë plenare të sesionit të ri.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se kanë pasur bashkëpunim me UNESCO-n, sa i përket përpjekjeve për identifikimin e lahutës si instrument muzikor shqiptar, raporton lajmi.net.
“Sa i përket çështjes së lahutës MKRS vazhdimisht është përpjekë të kompletojë inventarin, në theks të veçantë të asaj jo materiale dhe dokumente. Kam mbështet punimin për eposin e kreshnikëve në komisionin e Qeverisë”, tha ai.
Gashi tutje tha se Kosova ka pasur pak mundësi të veprojë në këtë rast ngase nuk është pjesë e UNESCO-s , dhe rrjedhimisht aty nuk pranohet asnjë shkresë shtetërore.
“Ne kemi pasë një komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të zbehta”, tha ai.