Thaçi e quan të zakonshëm takimin me Kosnettin, thotë se s’ka kush e prish raportin me SHBA-në

Të zakonshëm e ka quajtur takimin me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe krerët e koalicionit qeverisës,presidenti Hashim Thaçi.

I pyetur rreth çështjes së taksës, Thaçi ka thënë se çdo vendim duhet të merret në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, raporton KTV.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e Amerikës po edhe me liderët politikë në përkushtimet që kemi në udhëheqje të shtetit. Gjithmonë në konsultim të ngushtë me SHBA-në. Ky takim ka kultivuar bashkëpunimin me Amerikën. Kosova është dhe do jetë fryt i Amerikës. S’ka kush që e prish këtë bashkëpunim me SHBA-në”, tha Thaçi.

Këto komente presidenti Thaçi i bëri pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme