Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përsëriti fjalët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me partneritetin me Amerikën.
Edhe ai si Thaçi para shtatores së Zahir Pajaziti, kur u pyet për takimin e sotëm mes tij Thaçit, Haradinajt e ambasadorit amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnett tha se qëllimi i Kosovës është të ruajë raportet me ShBA-të.
“Gjithë orientimi ynë përpjekja jonë është e qartë, ta mbrojmë atë të cilën e kemi deri më sot, shteti ynë i pavarur dhe t’i ruajmë partnerët tanë stragjetik, SHBA-të dhe përndimorët. Kjo është ajo që po e bjëmë, të jenë të sigurtë qytetartët tanë se sovriantetit dhe shteti mbrohen përmes politikave të cilat janë të mençura, të qarta komëbtare të cilat jemi duke i mbajtur. SHBA janë vetë Kosova, ne jemi një aty ku është Amerika dhe anasjelltas”, tha Veseli.
Ai po ashtu shtoi se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve me Serbinë e as asociacion të komunave serbe në Kosovë.
“Të jenë të sigurt qytetarë e vendit tonë jemi duke punuar intestivisht në këtë punë nuk do të heki dorë për aq sa është i shenjtë sovraniteti i territorial i vendit, Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë asociacion me kompetenca, nuk do të ketë këmbim të territoreve dhe do të ketë partnerit të përjetshëm me SHBA-të”, tha Veseli.
Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi po ashtu shtoi se Kosova është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i Amerikës.
“Kosova është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i Amerikës, dhe nuk ka individë apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet, as sot as kurrë”, tha ai.