Greva e cila ka nisur tash e sa ditë në arsim, ka nxitur reagime të shumta. Madje, pati shumë nga ata që theksuan se mësimdhënësit Kosovar, që kanë pagat më të lartat në rajon, nuk i meritojnë.
Por, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic tha se ky mendim nuk është i shumicës së popullit.
“Njerëzit që nuk kanë mbajtur asnjë ditë mësim, nuk e kanë mbajtur asnjë orë, nuk është mirë që ta vlerësojë mësuesin. E kam thënë edhe më herët, se gabimin më të madh në Kosovë e kemi bërë kur e kemi ofenduar mësuesin, qoftë një pjesë e prindërve, qoftë dikush nga institucionet”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Me mësuesin sipas tij, duhet të bisedohet në shkollë.
“Mësuesi ynë, punon në kushte të shekullit të kaluar”, tha ai në këtë intervistë.
Ai tha se politika nuk po i lë që të merren me kushtet e shkollave.
“Mjafton të ju them se 5 vite na kanë shkuar për ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i cili ka mundur të kryhet shumë shpejt”, tha Jashari.