Politikani serb i krahason protestat me varrim, krijohet kaos në Serbi prej fjalëve të tij

Lideri i LS të Vojvodinës, Nenad Çanak në profilin e tij në Twitter i është përgjigjur liderit të Lidhjes për Serbinë, Dragan Djilas në deklaratën se në protesta nuk është me rëndësi se kush është në kamion, por kush është prapa tij
Ndërsa Canak, në postimin e tij dje në Twitter ka shkruar si në vijim:

“Me sa kuptova, zoti Djilas ka deklaruar se nuk ka rëndësi se kush është ‘në kamion’ në protesta, por njerëzit të cilët shkojnë pas atij kamioni. Me gjithë respektin, kush ka qenë, për shembull, në varrim, e di se ka dallim mjaft esencial se kush është në karrocë, e kush pas saj, ose i udhëheq, ose pason. Nuk ka të tretë”.

Djilas ka menduar për protestat aktuale kundër pushtetit në Serbi, ndërsa me ‘kamion’ se kush i udhëheq ato, por, sipas tij, i rëndësishëm është populli i cili u shkon prapa, transmeton gazetametro.net

“Për mua është nder sa nga ai kamion flasin njerëz si akademiku Teodorovic, gazetari Skoro, si Tika Stanic, si profesorët Cupic, Ivosevic, pastaj Rada Trajkovic… mos po e harroj kënd. Mendoj se është më me rendësi që Serbia t’i dëgjojë ata, se sa ne politikanët. Me rëndësi është kush po shkon pas tyre, e po shkojnë me dhjeta mija njerëz”, mendon Djilas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme