Shefi i Kabinetit të Qeverisë Haradinaj, Avni Arifi, është emëruar Ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuar Arabe.
Ballkani.info ka siguruar dekretin e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Arifi ishte edhe pjesë e Ekipit Negociator të Kosovës dhe ai së shpejti pritet të zëvendësohet më një këshilltar tjetër nga ekipi i Haradinajt.
Arifi, i cili ka kryesuar për disa muaj dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe është pjesë e delegacionit negociues të formuar me rezolutë nga Kuvendit, pritet të zhvendosët në Abu Dhabi, ku është edhe selia e ambasadës kosovare në EBA.