Kriza nga grevat në sektorë të ndryshëm nuk shihen se është afër fundit.
Përderisa sot partnerët e koalicionit qeverisës arritën një marrveshje Sindikatën e Bashkuar të Arsimit që e ndërpreu grevën në arsim, greva në shëndetësi po vazhdon në disa fusha.
Kirurgët që kanë filluar grevën që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar nuk po heqin dorë.
“Greva vazhdon pa asnjë përjashtim, aktualisht pa asnjë ndryshim me të njejtat kërkesa” tha Arbër Morina përfaqësues i kolegjiumit të kirurgëve.
Kirurgët po kërkojnë koeficientin 10, nga 5 sa është diskutuar në Ligjin për Nivelizimin e Pagave